Politike

Nga burgu i Hagës në Kosovë për të vizituar babanë e sëmurë, Rama poston foton e Thaçit: Burrë!

Rama ka ndarë foton e Thaçit krahas së cilës shkruan "BURRË", duke treguar kështu vlerësim për gjestin e ish-presidentit të Kosovës. 

13 Mars 2025, 20:33 Nga B.Z
Nga burgu i Hagës në Kosovë për të vizituar babanë
Rama - Thaçi

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ardhjen në Kosovë të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili la burgun e Hagës për të vizituar babanë e tij të sëmurë. 

Në një reagim në rrjete sociale, Rama ka ndarë foton e Thaçit krahas së cilës shkruan "BURRË", duke treguar kështu vlerësim për gjestin e ish-presidentit të Kosovës. 

Postimi i Ramës

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vizitoi këtë të enjte babanë e tij në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku është duke u mjekuar prej kohësh, pasi mori leje nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Thaçi qëndroi për disa orë në qendrën klinike, i shoqëruar nga sigurimi i gjykatës, ndërsa është pritur në dyert e klinikës me brohoritje nga qytetarët. Thaçi po përballet me dy procese gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë, dhe është në paraburgim në qytetin holandez prej vitit 2020.

hashim thaci edi rama

Sondazh

Poll