Politike

Reforma në Drejtësi/ Komisionerja e Bashkimit Europian, takim ‘kokë më kokë’ me Dumanin, Çelën dhe Metanin

Bëhet me dije se komisionerja është interesuar të dëgjojë prej tyre se si është duke vijuar zbatimi reformës në drejtësi dhe sfidat e përditshme të organeve të drejtësisë.

13 Mars 2025, 20:19 Nga B.Z
Reforma në Drejtësi/ Komisionerja e Bashkimit Europian, takim
Takimi

TIRANË - Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka vijuar takimet me përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri për të diskutuar mbi reformën në drejtësi në kuadër të procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Pas takimit me Ramën dhe përfaqësues të opozitës Kos është takuar me kreun e Prokurorisë së Posaçme, SPAK Altin Dumani, atë të këshillit të lartë të drejtësisë Ilir Rusi, kryeprokurorin Olsian Cela dhe kreun e ILD Artur Metani.

Bëhet me dije se komisionerja është interesuar të dëgjojë prej tyre se si është duke vijuar zbatimi reformës në drejtësi dhe sfidat e përditshme të organeve të drejtësisë.

marta kos be

Sondazh

Poll