Politike

"Marta ne duam lekët tona"/ Rama: Ambicia jonë është që të marrim pasaportën e BE brenda kësaj dekade 

Gjatë konferencës për mediat me komisioneren evropiane të Zgjerimit Marta Kos, Rama ka theksuar parlamenti shqiptar në seancën e sotme ka në tryezë marrëveshjet financiare për planin e rritjes. 

13 Mars 2025, 10:57 Nga I.A
"Marta ne duam lekët tona"/ Rama: Ambicia
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ambicia e Shqipërisë është që të marrin pasaportën e BE-së brenda vitit 2030. Gjatë konferencës për mediat me komisioneren evropiane të Zgjerimit Marta Kos, Rama ka theksuar parlamenti shqiptar në seancën e sotme ka në tryezë marrëveshjet financiare për planin e rritjes. 

"Folëm me Komisioneren për Zgjerimin pse rruga e vetme e jona është rruga e BE jemi të vendosur ta përmbushim me suskes objektivin ambicioz brenda 2027. Ambicia ime është që shqiptarët të marrin pasaportën e BE brenda kësaj dekade dhe në aeroporte të hyjnë nga korridori me konstelacionin me yjet dhe jo nga korridori ku shkruan ‘të tjerët’ na iku jeta te të tjerët me shekuj. E fundit, është që parlamenti i Shqipërisë ka në tryezë sot marrëveshjet financiare për planin e rritjes, që i japin rrugë edhe fillimit të financimit të fondeve që janë rreth 1 miliardë euro të dedikuara për Shqipërinë, kështu që e dashur Marta ne duam lekët tona," tha Rama.

edi rama marta kos

Sondazh

Poll

Politike 13 Mars 2025, 10:26 r.ll

Nis seanca plenare në Kuvend

elisa spiropali TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në seancën e sotme pritet të votohet ...