Politike

Nis seanca plenare në Kuvend

Një tjetër projektligj i rëndësishëm që pritet të miratohet sot është edhe ai për ratifikimin e marrëveshjes së huas me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t, për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City”.

13 Mars 2025, 10:26 Nga r.ll
Nis seanca plenare në Kuvend
elisa spiropali

TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në seancën e sotme pritet të votohet projektligji “Për Paketën e Maleve”, i cili parashikon lehtësi procedurash për pronësinë dhe ndërtimin, sikurse edhe politika fiskale stimuluese për investimet në zonat malore.

Gjatë shqyrtimit të projektligjit në komisionet parlamentare, opozita është shprehur në parim kundër, me argumentin se është një ligj që parashikon garë të mbyllur, si dhe një procedurë komplet e re për pronën private, krahas procedurës që ka ligji aktual sektorial që merret me pronën.

Kuvendi do të diskutojë edhe mbi një sërë nismash të tjera ligjore apo marrëveshjesh me institucione ndërkombëtare.  Gjithashtu në seancë pritet edhe ratifikimi i marrëveshjes me Bankën Evropiane të Investimeve, lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri. Një tjetër projektligj i rëndësishëm që pritet të miratohet sot është edhe ai për ratifikimin e marrëveshjes së huas me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t, për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City”.

elisa spiropali seance plenare 13 mars 2025

Sondazh

Poll