Politike

"Hapja e zyrës së PE në Tiranë, vlerësim për Shqipërinë", Balla në Kuvend: Në 11 maj shqiptarët do votojnë për tu bashkuar me Europën 

 Ministri tha se zgjedhjet e 11 majit janë  një vendimmarrje historike, ndërsa shtoi se shqiptarët do votojnë për ta bashkuar Shqipërinë me Europën.

13 Mars 2025, 10:30 Nga r.ll
"Hapja e zyrës së PE në Tiranë, vlerësim për
taulant balla

TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla e ka nisur fjalën në Kuvend me vendimin e Parlamentit Europian për hapjen e një zyrën për rajonin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë. 

Balla tha se ky vendim është vlerësim për Shqipërinë, ndërsa foli edhe lidhur me zhvillimin e samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë. Ministri tha se zgjedhjet e 11 majit janë  një vendimmarrje historike, ndërsa shtoi se shqiptarët do votojnë për ta bashkuar Shqipërinë me Europën.

"Të përshëndesim të majtë dhe të djathtë, vendimin e PE për hapjen e zyrës për rajonin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Një vlerësim për Shqipërinë si pikë referimi paqeje dhe progresi në Ballkan dhe jo vetë. Ngritja e kësaj zyre konfirmon një peshë që do të vazhdojë në mandatin tonë të ri, ku do të mirëpresim në Tiranë dhe Komunitetin Politik Evropian. Do të sjellë në Tiranë, udhëheqësit e Europës me përjashtim të Vladimir Putin. I pranishëm do të jetë dhe presidenti i Ukrainës. Zgjedhjet e 11 majit janë një vendimmarrje historike. Shqiptarët do votojnë për ta bashkuar Shqipërinë me Europën.", tha Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 13 Mars 2025, 10:26 r.ll

Nis seanca plenare në Kuvend

elisa spiropali TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në seancën e sotme pritet të votohet ...