Politike

"Ça të mire i doni Vlorës ju që shkoni me Leskon e ‘qirje’ Dulen", Rama: Do thani kënetën nëse jeni të PD-së dhe votoni Partinë Socialiste

Rama nuk është kursyer për të folur në përgjithësi por ka ndarë disa emra të opozitës të cilën i ka quajtur si kandidatë të tribunës VIP të kënetës.

13 Mars 2025, 10:02 Nga N.F
"Ça të mire i doni Vlorës ju që shkoni me Leskon e
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale ka ironizuar listat e kandidatëve për deputet të opozitës për zgjedhjet e 11 majit. Rama nuk është kursyer për të folur në përgjithësi por ka ndarë disa emra të opozitës të cilën i ka quajtur si kandidatë të tribunës VIP të kënetës.

Sipas tij kjo "tribunë" do të shkojë në parlament edhe nëse duan apo nuk duan shqiptarët. Mes emrave që përmendi ishte edhe ai Vangjel Dules të cilin e përshkroi si ‘qirje’ Dule. Rama u bëri thirrje ndjekësve në rrjete sociale që të votojnë Partinë Socialiste. Ai shtoi se nëse duan që këneta të thahet duhet të votojnë për PS edhe nëse mbështesin Partinë Demokratike.

"Nuk ta jep dot tribuna VIP e kënetës. Merr e shih listën. Shih kë të kanë thënë “haje këtë çorbë” se nuk ke ku shkon. Merre shihe gjithë tribuna VIP e kënetës do shkojë në parlament do apo s’do ti. Ça të mire i doni Vlorës ju që shkoni me Leskon e ‘qirje’ Dulen. Doni s’doni ju do i çoni në parlament se s’merrni dot më shumë mandate. Atëherë për ça do shkoni të votoni. Ajo që po bëjmë ne është e kundërta. Unë i them të mijve doni a s’doni partia do hapet.

Uji i ndenjur bëhet kënetë. Ka edhe kështu, një demokrat i njohur Me biznes me fabrike, 300 e kusur punëtor në Itali. Një person “X” i njohur me të, aplikon te deputeti që duam. Ky njeri habitet dhe regjistron emigrantë për të mbështetur këtë vajzë.

Kemi dekanen e fakultetit Ekonomik në listën e mbyllur, ka qenë në çadër këtu poshtë. Sot është në listën e mbyllur, deri dje..2017 ishte këtu dhe mendonte që unë duhet të ikja. Tani mendon se unë duhet të rri. Do thani kënetën nëse jeni të PD dhe votoni PS," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll