Politike

Rama batuta me komisioneren evropiane: Donim të prisnim me diell, por dhe shiu është bereqet

Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se do donin që ta prisnin komisioneren e zgjerimit me diell në vendin tonë.

13 Mars 2025, 10:48 Nga I.A
Rama batuta me komisioneren evropiane: Donim të prisnim me diell, por dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën për mediat me komisioneren e Bashkimit Evropian me batuta në lidhje me motin. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se do donin që ta prisnin komisioneren e zgjerimit me diell në vendin tonë. Por shtoi se ia shpjegoj këtë dhe asaj që shiu për ne do të thotë bereqet dhe ogur i mirë.

“Po presim komisioneren e zgjerimit në vizitën e saj të parë me shi. Unë ia sqarova që shiu është bereqet dhe kam bindjen që do jetë ogur i mirë për ecurinë e planit të ri të rritjes dhe disbursimit të fondeve shtesë për Shqipërinë. Është kënaqësi që iu presim këtu në Tiranë dhe dua ta përsëris që ne në rajon, e kemi pritur me entuaizëm zgjedhjen tuaj, sepse ju jeni edhe e BE, por edhe e jona, duke qenë nga një vend i rajonit, i cili ka shkëlqyer në rrugën e vet dhe sot është anëtare e BE," tha Rama.

edi rama marta kos

Sondazh

Poll

Politike 13 Mars 2025, 10:26 r.ll

Nis seanca plenare në Kuvend

elisa spiropali TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në seancën e sotme pritet të votohet ...