Politike

"Nuk i kam asnjë borxh PS"/ Nasip Naço: Në shtator do jem avokat, pas ngjarjeve të fundit ky vend ka shumë nevojë

Sipas tij, pas ngjarjeve të fundit në vend, Shqipëria ka nevojë të theksuar për avokatë, ndërkohë që ka shtuar se nuk i ka asnjë borxh PS-së. 

13 Mars 2025, 10:37 Nga I.A
"Nuk i kam asnjë borxh PS"/ Nasip Naço: Në shtator do
Nasip Naço

TIRANË- Deputeti socialist Nasip Naço ka folur pasi emri i tij ka mbetur jashtë listave të kandidatëve për deputetë. Duke folur për mediat, Naço ka ironizuar situatën, duke thënë se në shtator do të vazhdojë jetën e tij si avokat, pasi vendi ka nevojë. Sipas tij, pas ngjarjeve të fundit në vend, Shqipëria ka nevojë të theksuar për avokatë, ndërkohë që ka shtuar se nuk i ka asnjë borxh PS-së. 

"Dikush duhet ta kuptojë se vjen një moment kur duhet të ikin. Unë besoj se ka të rinj që do ta vazhdojnë më tej stafetën. Ky vend ka nevojë edhe për brezin e ri, të alternuar. Sigurisht, në shtator do të jem një avokat dhe ka nevojë ky vend, sidomos pas këtyre ngjarjeve, ka nevojë për avokat. Unë ia kam kthyer borxhin PS-së, kisha marrë një mandat në 2009, 2013 dhe 2017. Ia ktheva në 2021. As s’i kam borxh, as më kanë borxh. Jam qytetar i lirë", tha Naço.

nasip naço

Sondazh

Poll

Politike 13 Mars 2025, 10:26 r.ll

Nis seanca plenare në Kuvend

elisa spiropali TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në seancën e sotme pritet të votohet ...