Politike

Konferenca me Marta Kos/ Rama: Për ne s'ka alternativë tjetër, bashkimi në BE është e vetmja 

Gjatë konferencës për mediat me komisioneren evropiane të Zgjerimit Marta Kos, Rama ka theksuar se mbështetja e BE-së për Shqipërinë është e madhe.

13 Mars 2025, 10:55 Nga I.A
Konferenca me Marta Kos/ Rama: Për ne s'ka alternativë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se alternativa e vetme e Shqipërisë është Bashkimi Evropian. Gjatë konferencës për mediat me komisioneren evropiane të Zgjerimit Marta Kos, Rama ka theksuar se mbështetja e BE-së për Shqipërinë është e madhe. Ndërkohë që ka shtuar se në jemi shumë të vetëdijshëm që për Shqipërinë nuk ka asnjë alternativë tjetër.   

"Është kënaqësi që iu presim këtu në Tiranë dhe dua ta përsëris që ne në rajon, e kemi pritur me entuziazëm zjedhjen tuaj, sepse ju jeni edhe e BE, por edhe e jona, duke qenë nga një vend i rajonit, i cili ka shkëlqyer në rrugën e vet dhe sot është anëtare e BE. Duke pasur gjakun më pranë nesh, sesa pranë Brukselit, shpresoj, jam i bindur, më vjen jashtëzakonisht mirë që takohemi në një moment kur kemi arsye të jemi krenarë për çfarë kemi bërë, ne nuk e marrim mbështetjen tuaj si diçka të dhënë, por si diçka që duhet marrë. Është mbështetja e një institucioni të madh dhe kërkues si BE, që jemi të vetëdijshëm që duhet ta meritojmë. Ne e dimë se nuk ka alternativë tjetër”, tha Rama. 

edi rama marta kos

Sondazh

Poll

Politike 13 Mars 2025, 10:26 r.ll

Nis seanca plenare në Kuvend

elisa spiropali TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në seancën e sotme pritet të votohet ...