Politike

“Janë figura të urryera”/ Dash Sula: PD fatkeqësisht ka rënë në dorë të të famshmëve, Flamur Noka e Albana Vokshi

Deputeti theksoi se ai ka mbledhur gjithmonë shumë vota për Partinë Demokratike.

13 Mars 2025, 10:20 Nga N.F
“Janë figura të urryera”/ Dash Sula: PD fatkeqësisht
Sula

TIRANË- Deputeti Dashnor Sula para para gazetarëve ka komentuar largimin e tij nga Partia Demokratike pasi nuk u përfshi në lista. Sula gjatë fjalës së tij u shpreh se është shkelur me të dy këmbët statuti. 

Deputeti theksoi se ai ka mbledhur gjithmonë shumë vota për Partinë Demokratike. Sipas tij ai dhe kryetari Partisë Demokratike të Kavajës janë përjashtuar nga të gjitha kriteret të cilat u janë kërkuar. 

"Kur zoti Basha në mënyrë të njëanshme mori një vendim për largimin e Berishës nga grupi parlamentar, unë dhe kolegët e mi pavarësisht dilemave, jam ndarë për çështje parimore me vendimin e shtator, i kam kërkuar Berishës së Basha nuk do të duhet të ishte në krye të PD. Gjë të cilën Berisha bashkë me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, i famshmi Flamur Noka, e famshme Albana Vokshi, ku sot fatkeqësisht PD ka rënë në dorë të këtyre figurave, që nuk mund të them të urryera për demokratët, por jo të pëlqyeshme nga demokratët dhe të urryera nga demokratët shqiptarë.

Besoj se në demokraci vota është e para, isha totalisht votë për një sistem zgjedhor me lista të hapura, pavarësisht se nuk jam në PD dhe u largova për shkak të një vendimi të njëanshëm, dhe jam i vetmi person bashkë me kryetarin e PD të Kavajës që jemi përjashtuar nga të gjitha kriteret, dola i pari në Qarkun e Elbasanit dhe nuk u mor parasysh nga Berisha, problemi është më shumë i Flamur Nokës dhe Albana Vokshit të cilët vendosën kriteret duke kërkuar një numër prej 300 bashkatdhetarë të regjistruar, edhe 2000 mund ti bëja," tha Sula. 

dashnor sula

Sondazh

Poll