Politike

FOTO/ Komisionerja e BE-së Marta Kos në Tiranë, zhvillon takim me kryeministrin Rama

Pas takimit në Kryeministri, Kos dhe Rama do të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për mediat.

13 Mars 2025, 10:16 Nga r.ll
FOTO/ Komisionerja e BE-së Marta Kos në Tiranë, zhvillon takim me
takimi

TIRANË- Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos ndodhet ditën e sotme në Tiranë. Kos e shoqëruar edhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar takim me kryeministrin Edi Rama. 

Në takim ishin të pranishëm dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka.

FOTO/ Komisionerja e BE-së Marta Kos në Tiranë, zhvillon takim meFOTO/ Komisionerja e BE-së Marta Kos në Tiranë, zhvillon takim me

Pas takimit në Kryeministri, Kos dhe Rama do të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për mediat. Komisionerja për Zgjerimin në BE pritet të takohet dhe me Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe nënkryetarin, Agron Gjerkmarkaj.

Gjatë vizitës së saj në Tiranë ajo do të zhvillojë edhe një takim me përfaqësues të opozitës, me Kryetaren e Komisionit për Çështjet e BE-së, Jorida Tabaku dhe Kreun e Grupit të PD-së, Gazment Bardhi.

Gjithashtu komisionerja Kos do t’u drejtohet studentëve të Kolegjit të Evropës dhe Universitetit të Tiranës si dhe do të shkëmbejë pikpamje mbi rolin dhe angazhimin e të rinjve në politikën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Komisionerja Kos do të vizitojë edhe 3 projekte të financuara nga BE në Elbasan. 

marta kos ne tirane edi rama

Sondazh

Poll