Politike

Futja e Alban Zenelit në listën e PS/ Rama: Ai e do PD-në, nuk do bufin dhe tribunën VIP të kënetës!

Ai komentoi edhe futjen në listën e PS-së të dekanes së Fakultetit Ekonomik të Vlorës të cilës i rikujtoi të kaluarën ku protestonte në një çadër me Lulzim Bashën përpara Kryeministrisë për rritje rrogë.

13 Mars 2025, 09:41 Nga N.F
Futja e Alban Zenelit në listën e PS/ Rama: Ai e do PD-në, nuk do
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar futjen në listën e Partisë Socialiste të ish-deputetit demokrat, Alban Zeneli. Rama gjatë fjalës së tij nuk është kursyer me ironitë për listat për deputetë të opozitës ndërsa theksoi se Zeneli e do PD-në po nuk kreun e saj, Sali Berisha të cilin e quajti bufi i kënetës.

Ai komentoi edhe futjen në listën e PS-së të dekanes së Fakultetit Ekonomik të Vlorës të cilës i rikujtoi të kaluarën ku protestonte në një çadër me Lulzim Bashën përpara Kryeministrisë për rritje rrogë. Ironive të Ramës nuk u ka shpëtuar Basha ku u shpreh se deri dje kërkonte largimin e tij dhe sot ai mendon që kryeministri duhet të rrijë në detyrë.

"Alban Zeneli ka qenë deputet i PD-së, ai PD do me qejf, por nga ana tjetër nuk do bufin dhe tribunën VIP të kënetës, kështu që ka hapësirën të jetë këtu, kështu që welcome.

Kemi në Tiranë disa, kemi dekanen e fakultetit Ekonomik të Vlorës në listën e mbyllur, ka qenë në çadër zonja pedagoge, ka qenë këtu poshtë, kërkonte rritje të pagave të pedagogëve. Deri dje në 2017, se harrova.. O lul kur ka qenë o vëlla, ëëë kur? 2037? Ë në 2017 më duket ka qenë, sepse mendonte se unë duhet të ikja, tani mendon se duhet të rri", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll