Politike

Kthimi i ‘anti-shpifjes’, Balla: Meta e ktheu pas urdhërit të Bashës, Kuvendi do të rrëzojë dekretet e Presidentit (VD

13 Janar 2020, 11:39 Nga DOSJA
Kthimi i ‘anti-shpifjes’, Balla: Meta e ktheu pas urdhërit

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediet deklaroi se Presidenti Ilir Meta ktheu paketën anti-shpifje  në Kuvend pas urdhërit të Lulzim Bashës. Ai theksoi se në seancën e parë të Kuvendit do të rrëzohen dekretet e Presidentit Ilir Meta.

“Meta pas urdhërit të Lulzim Bashës do të kthente mbrapsht përmes një dekreti dy ligjet për këtë betejë për shpifjen. Këto dy ligjet janë të parat të një pakete të re. Legjislacioni shqiptar duhet të përmirësohet sa më shumë.  Shqipëria ka nderin që të drejtojë OSBE-në, sipas procedurës parlamentare ditën e hënë ardhja e dekreteve i njoftohet  Kuvendit,shqyrtohen në komision dhe në seancën e parë dekretet e zotit Ilir Meta me detyrë President i vendit do të rrëzohen. “, u shpreh Balla. 

Dje, presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend paketën “anti-shpifje” pasi sipas tij,  Kuvendi nuk ka publikuar deri më tani përmbajtjen e akteve ligjore të saj, duke krijuar një mungesë transparence të theksuar përkundrejt publikut. Sipas tij ligji shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik; të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit; standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Maxhoranca në 19 dhjetor të vitit të kaluar kaloi në Kuvend paketën e njohur si anti-shpifja dhe pse kundër saj kishte reaguar opozita, komuniteti i gazetarëve në vend dhe Evropë, por dhe institucione të ndryshme si BE apo KiE. Paketa u kundërshtua dhe nga OSBE, por një ditë para miratimit ky institucion ndyshoi qëndrim dhe u shpreh se do ndiqte hap pas hapi dhe mënyrën e zbatimit. Kundër paketës pati dhe protestë nga komuniteti i gazetarëve, të cilët kanë ngritur zërin për më shumë se një vit dhe para ditën e miratimit nga Kuvendit kundërshtuar këtë ligj dhe u shprehën se po instalohet censura. Por qeveria dhe Edi Rama u shprehën se paketa është e nevojshme dhe duhet të futet në zbatim shumë shpejt pasi duhet të dënohen shpifësit. Ligjet e ‘anti-shpifjes’ kundërshtohet pasi AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) dhe AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) marrin kompetencat e gjykatës dhe gjobat e majme që vendosen prej tyre duhet të ekzekutohen pa u shprehur një trup gjykuese. Këto institucione kanë mundësi dhe të mbyllin një media, pasi denoncimeve nga qytetarët

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta kthen paketen antishpifje taulant balla ilir meta meta kthen paketen antishpifje taulant balla

Sondazh

Poll