Politike

Kirurgjia me godinë të re, Rama: Kushte moderne për pacientët, janë 7 dhoma operacioni dhe 120 shtretër. Ëndërr e bërë

13 Janar 2020, 11:40 Nga DOSJA
Kirurgjia me godinë të re, Rama: Kushte moderne për

TIRANË- Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ nga sot do të ketë një godinë të re për kirurgjinë. Spitali i Kirurgjisë do të ketë një godinë të re dhe moderne, dhe do të ketë emrin “Frederik Shiroka”, mjekut të njohur Shqiptar. Në një ceremoni të zhvilluar sot në ambientet e reja, ka qenë i pranishëm ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Kryeministri Edi Rama, të cilët para mjekëve kanë treguar rëndësinë që ka ky spital i ri.

Sipas Ramës ky investim është më i madhi pas 90 vitesh, kohë kur është krijuar dhe QSUT, dhe shton se gjithçka është fjala e fundit e teknologjisë dhe organizimi në funksion të pacientit është në nivelin më të lartë bashkëkohor. Spitali do të ketë 7 salla moderne operacioni për kirurgjinë e përgjithshme, kirurgjinë speciale dhe urologjinë.

Do të ketë gjithashtu aparatura mjekësore të teknologjisë së fundit, njësi terapie intensive me pajisje bashkëkohore dhe kushte optimale, laborator i nivelit të lartë teknologjik dhe do ketë 120 shtretër dhe dhoma me kushte si në spitalet më të mira të Europës për pacientët. Po ashtu në fjalën e tij Rama është shprehur se investimi ka qenë një ëndërr e tij që tashmë është bërë realitet.

(A.B.;E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama godina e re e kirurgjise ogerta manastirliu spitali i kirurgjisë “frederik shiroka” edi rama godina e re e kirurgjise ogerta manastirliu spitali i kirurgjisë “frederik shiroka”

Sondazh

Poll