Politike

Kirurgjia me godinë të re, Rama: Një ëndërr e bërë realitet, do të transformohet e gjithë QSUT-ja (VD)

13 Janar 2020, 11:06 Nga DOSJA
Kirurgjia me godinë të re, Rama: Një ëndërr e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në inaugurimin e spitalit të Kirurgjisë. Në fjalën e tij, Rama tha se kjo është një ëndërr e bërë realitet, dhe shtoi se transformimi do    të vijojë më tej.

Po ashtu, Rama e quajti godinën e re të kirurgjisë si veprën më të madhe në shëndetësi në 90 vite dhe shtoi se kjo ishte ëndrra që kur kishte marrë detyrën në vitin 2013.

Po shikoja këtë fotografinë dhe muret e spitalit janë me pllaka si ato të tualeteve. Kjo foto dhe rrëfimi im i përket kohës pas 90-ës, kur erdhën pllakat nga Turqia. Tashmë kjo është vepra më e madhe e 90 viteve në Shqipëri për shëndetësinë për cilësinë dhe thellësinë e projektit, ku ka një transformim rrënjësor. Ndihem shumë i ndërtuar dhe nuk ka kompliment më inkurajues nga fjalët e profesorit dhe fjalia e tij se  ‘kjo është një ëndërr e bërë realitet’. Ëndrra ime ka qenë që QSUT të transformohet në të gjithë perimetrin e saj, por sot ky institucion është ende një kantier në ndërtim e sipër. Tashmë ka nisur puna dhe për pediatrinë, ku do kemi më në fund spitale moderne”, u shpreh Rama. Po ashtu në fjalën e tij ka përmendur dhe PPP-të në shëndetësi, ku me ironi tha se janë të mallkuara, por kanë sjell një transformim dhe modernizim të pajisjeve spitalore.

Godina e re e kirurgjisë në QSUT do të të mbajë emrin e kirurgut të madh, Frederik Shiroka. Sot është inauguruar godina e re, e cila do të ketë 7 salla të reja operacioni dhe 120 shtretër. Rama është shprehur se është një ëndërr e tij e bërë realitet. Ndërkohë Manastirliu tha se do të marrin shërbim 350 mijë pacientë, dhe kapacieti është për 9 mijë ndërhyrje në vit.

(A.B.:E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama godina e re e kirurgjise spitali i kirurgjisë “frederik shiroka” edi rama godina e re e kirurgjise spitali i kirurgjisë “frederik shiroka”

Sondazh

Poll