Politike

Inagurohet spitali i ri i Kirurgjisë/ Manastirliu: Do të marrin shërbim 350 mijë pacientë, kapacitet për 9 mijë ndërhyrj

13 Janar 2020, 11:00 Nga DOSJA
Inagurohet spitali i ri i Kirurgjisë/ Manastirliu: Do të marrin

TIRANË- Inagurohet spitali i ri i Kirurgjisë “Frederik Shiroka” në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se në këtë spital  do të marrin shërbim 350 mijë pacientë.


“Ambinetet moderne janë ëndërra e kirurgëve. Me 120 shtetërsish, me pasije të fjalës së fundit të tekonologjisë.Spitali kirurgjikal, me tre shërbime kirurgjikale kryen mbi 9 mijë ndërhyrje kirugjikale në vit, si dhe mbi 23 mijë mikrokirurgji. Investimit më i madh në 30 vite për kirurgjinë shqiptare. Është një investim për profesionistët tanë, kirurgët, një investim për studentët, për infermierët. Është një investim për qytetarët tanë që meritojnë të marrin shërbimin e duhur. Do të bëjmë shtinimin e gamës së analizave. 350 mijë pacientët do të përfitojnë nga ato investime të qeverisë shqiptare. Studentët do të kenë një sallë dixhitale.  Me zemër ua uroj ta gëzoni spitalin e ri. “, u shpreh ministrja.

Godina e re e kirurgjisë në QSUT do të të mbajë emrin e kirurgut të madh, Frederik Shiroka. Sot është inauguruar godina e re, e cila do të ketë 7 salla të reja operacioni dhe 120 shtretër. Rama është shprehur se është një ëndërr e tij e bërë realitet. Ndërkohë Manastirliu tha se do të marrin shërbim 350 mijë pacientë, dhe kapacieti është për 9 mijë ndërhyrje në vit.

J.V;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ogerta manastirliu spitali i kirurgjisë “frederik shiroka” ogerta manastirliu spitali i kirurgjisë “frederik shiroka”

Sondazh

Poll