Politike

107-vjetori i Policisë/ Lleshaj: 2020-ta do të jetë viti i sigurisë rrugore, lufta kundër krimit të organizuar fushë-bete

13 Janar 2020, 09:29 Nga DOSJA
107-vjetori i Policisë/ Lleshaj: 2020-ta do të jetë viti i

Tiranë- Policia e Shtetit ka shënuar sot 107 vjetorin e krijimit të saj. Në fjalën e tij në këtë ceremoni ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar synimi kryesor i Policisë së Shtetit është lufta kundër krimit të organizuar dhe se viti 2020 do të jetë viti i sigurisë rrugore. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se qeveria shqiptare po punon shumë për përmirësimin e kuadrit ligjor për luftën kundër krimit dhe ngushtimin e rrugës për rrjetet e krimit të organizuar.

 

 

“Të nderuar deputetët, drejtuesh dhe pjestarë të Policisë së Shtetit përgjatë 107 viteve ka kryer punën  e saj. Por më shumë seçdo tjetër sot ka vlerë fakt se tani jemi tek shifra 107 si komb i pavarur, sot është dita për ta drejtuar vëmendjen tonë tek ata njerëz që shërbyen në rradhët e Policisë. Mirënjohja drejtohet për ata që punuan. Më vjen mirë që sot shumë nga ata që janë veteranë i shoh këtu. Nëse brezat e kaluar ia dolën dhe ne do ja dalim në të ardhmen. Pa asnjë diskutim dhe pa asnjë dyshim jemi larg pritshmërimve tona për të ardhmen. Ne e dime shumë se çfarë duam të arrijmë. Lufta kundër krimit të organizuar është fushë-beteja kryesore. Qeveria shqiptare nën lidershipin e drejtpërdret të Ramës, po punon shumë për përmirësimin e kuadrit ligjor për luftën kundër krimit dhe ngushtimin e rrugës për rrjetet e krimit të organizuar. Inagurimi i këtyre mjediseve moderne, në kuadër të Priogramit IPA tregon se cilët janë partnerët dhe cilët janë synimet tona. Një tjetër spfidë është edhe siguria rrugore, që gjatë 2020 do të shohë një përmisërimit të sigurisë rruogre. Viti 2020 do të jetë një vit i sigurisë rrugore.”, u shpreh ministri i Sandër Lleshaj.

Policia e Shtetit sot ka shënuar 107-vjetorin e krijimit të saj. Si dhuratë në këtë ditëlindje, Policia ka marrë një repart të ri të posaçëm vetëm për forcat RENEA, ku oficerët e kësaj njësie speciale do të kryejnë trajnimet e tyre. Gajtë fjalës në ceremoni, Ambasadori Soreca u shpreh se duhet të goditet krimi. Ndërsa ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se vitit 2020 do të jetë viti i sigurisë rrugore. Rama theksoi për kriminalitetin në vend se kjo është situatë artificiale e krijuar nga xhungla e informacionit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 107 vjetori i policise se shtetit sander lleshaj 107 vjetori i policise se shtetit sander lleshaj

Sondazh

Poll