Politike

107-vjetori i Policisë, PD- Ramës: Efektivët janë kthyer në shërbim funerali, s’ke guxim të përballesh me 63 viktimat

13 Janar 2020, 11:27 Nga DOSJA
107-vjetori i Policisë, PD- Ramës: Efektivët janë kthyer

TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetit Enkelejt Alibeaj, ka reaguar sot në lidhje me 107-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Në një reagim në Facebook, Alibeaj shkruan se Rama ka krahasuar Policinë me kohën kur qeveriste Ismail Qemali, por sipas tij ka harruar që të përballet me 63 viktimat e vitit 2019.

Më tej ish-deputeti shkruan se vlerësimi i vërtetë për Policinë që deshi dhe që e shpartalloi dora vetë ai, për të lartësuar krimin dhe mafian, dhe shprehet se e ka shndërruar Policinë thjesht në një shërbim funerali që veçse mbledh kufomat e krimit.   

“Rama, ne 107 vjetorin e Policise se Shtetit qenka krahasuar me Policine e Ismail Qemalit! E megjithe kete krahasim te mundimshem, kryeministri nuk paska gjetur guxim te perballet me 57 ngjarjet me vdekje dhe 63 viktimat e 2019; nuk i paskan ardhur ndër mend që 128 drejtues të “Policisë që deshi” iu perfshinë në kanabizimin e vendit; se 3 drejtuesit e lartë të tij në Vlorë i ka ende në arrati; asnjë  fjalë  për orët  shtesë të papaguara dhe kushtet mizerabël; asnjë  grimasë për viktimat e krimit              të këtij fillimviti.

Vleresimi i vertete per policine qe deshi dhe qe e shpartalloi dora vete ai, per te lartesuar krimin dhe Mafian, eshte se e ka shnderruar policine thjesht ne nje sherbim funerali qe vecse mbledh kufomat e krimit!  E ne fakt perse i duhet Policia, perderisa per te mjafton qe kriminelet “hengshin kokat e veta”?!”, shkruan Alibeaj.

Policia e Shtetit ka mbushur 107 vjet nga krijimi të saj. Për 107-vjetorin është inauguruar dhe reparti i ri të forcave RENEA. Në ceremoni ka marrë pjesë Rama, Lleshaj, Soreca dhe Veliu, të cilët kanë dhënë mesazhe për efektivët e Policisë. Soreca kërkoi rezultate në goditjen e krimit, ndërkohë ministri Lleshaj dhe Rama janë shprehur se viti 2019 ka qenë i suksesshëm për Shqipërinë. Rama shtoi se situata e kriminalitetit në vend është artificiale e krijuar nga xhungla e informacionit.

(A.B.;E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 107 vjetori i policise se shtetit edi rama enkelejd alibeaj kriminaliteti ne vend 107 vjetori i policise se shtetit edi rama enkelejd alibeaj kriminaliteti ne vend

Sondazh

Poll