Politike

Rama njofton ofensivën ndaj krimit të organizuar: Koha që të provojnë që pasuria e tyre nuk buron nga krimi, do vëmë me

13 Janar 2020, 09:57 Nga DOSJA
Rama njofton ofensivën ndaj krimit të organizuar: Koha që të

Tiranë- Kryeministri i Edi Rama në fjalën e tij në ceremoninë për 107 vjetorin e krijmit të Policisë së Shtetit, u shpreh se viti 2020 është përcaktuar si vit kyç për të vënë në jetë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar. Ai u shprej i bindur se do të vihet me shpatulla pas murit çdo anëtari i KÇK-së. Kryeministri theksoi se ka ardhur koha të provohet se kush nuk justifikon pasurinë, ta dorëzojë atë.

 

 

“Po kolaudojmë paketën ligjore me SHBA dhe BE dhe në vijim do ta kthejnë në një bazë ligjore për të ndërmarrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar duke zhvilluar një aktivitet agresiv në terren të policisë së shtetit ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, akuzuar por i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KCK dhe ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë, dhe paralelisht do vëmë me shpatulla pas murit të cdo anëtari të KCK në prokuroria e gjykatë që do marrë vendime në kundërshtim me ligjin”,u shpreh Rama.

Policia e Shtetit sot ka shënuar 107-vjetorin e krijimit të saj. Për 107-vjetorin është inauguruar dhe reparti i ri të forcave RENEA. Në ceremoni ka marrë pjesë Rama, Lleshaj, Soreca dhe Veliu, të cilët kanë dhënë mesazhe për efektivët e Policisë. Soreca kërkoi rezultate në goditjen e krimit, ndërkohë ministri Lleshaj dhe Rama janë shprehur se viti 2019 ka qenë i suksesshëm për Shqipërinë. Rama shtoi se situata e kriminalitetit në vend është artificiale e krijuar nga xhungla e informacionit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 107 vjetori i policise se shtetit edi rama 107 vjetori i policise se shtetit edi rama

Sondazh

Poll