Politike

Kriminaliteti në vend, Rama: Situatë artificiale e krijuar nga xhungla e informacionit (VD)

13 Janar 2020, 09:40 Nga DOSJA
Kriminaliteti në vend, Rama: Situatë artificiale e krijuar nga xhungla

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nga ceremonia e 107-vjetorit të Policisë së Shtetit ka folur dhe për situatën kriminale në vend. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se media ka krijuar një situatë artificiale dhe duket sikur është shtuar kriminaliteti në vend. Sipas tij kriminaliteti në vend është ulur dhe për këtë citoi disa shifra nga viti 2019.

 

 

Është për të ardhur keq që në atmosferën e krijuar artificialisht dhe në klimën e një xhungle informacioni, krijohet përshtypja se situata e kriminalitetit në Shqipëri është rritur. Ndërkohë që faktet flasin ndryshe, pasi shikojmë një ulje të krimeve të ndryshme dhe një rritje në zbulueshmërinë e rasteve të ngjarjeve kriminale. Vitin e shkuar u dyfishuan goditjet kriminale dhe u shumëfishuan asetet e sekuestruara të tyre.”, u shpreh Rama.

Policia e Shtetit ka mbushur 107 vjet nga krijimi të saj. Për 107-vjetorin është inauguruar dhe reparti i ri të forcave RENEA. Në ceremoni ka marrë pjesë Rama, Lleshaj, Soreca dhe Veliu, të cilët kanë dhënë mesazhe për efektivët e Policisë. Soreca kërkoi rezultate në goditjen e krimit, ndërkohë ministri Lleshaj dhe Rama janë shprehur se viti 2019 ka qenë i suksesshëm për Shqipërinë. Rama shtoi se situata e kriminalitetit në vend është artificiale e krijuar nga xhungla e informacionit.

(A.B. E.K. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 107 vjetori i policise se shtetit edi rama kriminaliteti ne vend 107 vjetori i policise se shtetit edi rama kriminaliteti ne vend

Sondazh

Poll