Aktualitet

Punimet tek Veliera, Sazan Guri: Po shkatërrojnë historinë e Shqipërisë, kauzën do ta fitojmë

12 Mars 2019, 13:23 Nga DOSJA
Punimet tek Veliera, Sazan Guri: Po shkatërrojnë historinë e

DURRËS- Ambientalisti Sazan Guri, nga Veliera ka denoncuar punimet që po bëhen në këtë zonë, pasi sipas tij kjo është një zonë arkeologjike e kategorisë A. Guri ka shpërndarë një video në Facebook, ku shprehet se me këtë ndërtim është varrosur historia e plotë e Shqipërisë.

Ambientalisti shprehet se ketë kauzë shoqëria civile do ta fitojë, edhe pse është lënë në baltë nga të gjithë qytetarët dhe nga shteti. Guri shprehet më tej se këtë çështje do ta çojnë deri në Bruksel dhe në Hagë.

“Na thoshin, por nuk e besonim qe Shteti te shkel mbi Shtetin e vet. E pabesueshme dhe e tmerueshme, kur shikon sesi kaq lehte me ligje dhe kaq rende me mjete varmihnin dhe shkallmonin historine e ngritur nga te paret tane prej 5000 vjetesh. Nje brigade pune, pa arkeolog, vazhdonte te germinte dhe te hidhte beton e hekur me furi nga frika qe mos ti kapin zgjedhjet lokale. C”duhet bere, na thoni!???”, shkruan në postimin e tij Sazan Guri.

Punimet tek Veliera kanë më shumë se dy vite që mbahen pezull, pasi çështja është ende në gjykim. Nga ana e bashkisë kërkohet që të vijojnë punimet, pasi nuk shkatërron asgjë.

Ndërsa shoqëria civile kërkon pezullimin e punimeve duke ndjekur dhe rrugën ligjore, duke hedhur në gjyq bashkinë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet sazan guri tore veneciane veliera zona arkeologjike sazan guri tore veneciane veliera zona arkeologjike

Sondazh

Poll