Aktualitet

Gjirokastër/ Kalldrëmi nuk ekziston më, pllakat hiqen me qysti. Drejtori: Do bëhet më i bukur, më i fortë dhe më i ri

12 Mars 2019, 11:44 Nga DOSJA
Gjirokastër/ Kalldrëmi nuk ekziston më, pllakat hiqen me qysti.

GJIROKASTËR- Kalldrëmi historik, simbol i qytetit të Gjirokastrës, nuk ekziston më prej disa ditësh. Gurët dhe pllakat janë hequr me qysti dhe me varre, dhe siç mund të shihni në këto pamje pazari është i zbrazur.

Kalldrëmi mozaik nuk ndodhet më, por duket se institucionet janë optimiste. Kreu i DRKK Gjirokastër, Vasil Polo ka thënë se kalldrëmi do të bëhet sërish identik, madje më i fortë dhe më i bukur.

“Kalldrëmi do të bëhet sërish identik, madje më i fortë edhe më i bukur. Përsa i përket gurëve të dëmtuar, ata do të zëvendësohen me të rinj.”-thotë Polo.

Shkatërrimi i kalldrëmit karakteristik, i cili mbart histori dhjetëra vjecare, ka ngjallur reagim tek banorët e qytetit të gurtë, pasi mendojnë se ai kalldrëm duhej të ruhej si vlerë e trashëgimisë.

Dosja.al ka denoncuar që në ditën e parë atë që po ndodh në pazarin e Gjirokastrës, ku kalldrëmi është zhdukur, dhe banorët janë nën frikën se zëvendësimi do të jetë si në lagjen Varrosh, një ndërhyrje e bërë në vitin 2015, që nuk ka asnjë ngjashmëri me kalldrëmet e Gjirokastrës.

Projekti është i ideuar nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Kulturës dhe mbështetet financiarisht nga Banka Botërore dhe FSHZH me një fond gati 138 milionë lekësh dhe është në kuadër të rehabilitimit të Qendrës Historike të qytetit të gurtë me një kohëzgjatje punimesh prej 12 muajsh. Punimet nisën në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe pretendohet se do të përfundojnë brenda këtij viti.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pazari i gjirokastres shkulja e kalldremit ne gjirokaster vasil polo pazari i gjirokastres shkulja e kalldremit ne gjirokaster vasil polo

Sondazh

Poll