Aktualitet

Protesta e 16 Shkurtit/ Apeli lë në burg Florenc Hoxhën dhe 4 protestues të tjerë

12 Mars 2019, 09:58 Nga DOSJA
Protesta e 16 Shkurtit/ Apeli lë në burg Florenc Hoxhën dhe 4

TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë la lënë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për 19 të arrestuarit në kuadër të protestës opozitare të 16 Shkurtit.

Me këtë vendim të Gjykatës, 4 të arrestuarit dhe ish-kreun e INUV, Florenc Hoxha ka mbetur në fuqi masa “arrest me burg”.

Ndërsa për të arrestuarit e tjerë ka mbetur pa ashtu në fuqi masa ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’.

Florenc Hoxha u arrestua në orët e mbrëmjes së 16 shkurtit (Lexo këtu), i cili ka hedhur në gjyq dhe Policët pasi pretendon se arrestimi tij është i paligjshëm. 

Sipas gjykatës, personat e dyshuar nuk i kanë firmosur ankimimet dhe kjo mund të sjellë pavlefshmërinë e tyre. Më tej mësohet se ankimimi është firmosur nga avokatët mbrojtës të cilët thonë se kanë tagër ligjot që t’i firmosin, por nga gjykata shprehet se ankimi duket firmosur nga vetë personi nën hetim.

Ndalimi i personave u bë menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës. Policia e Tiranës fillimisht shoqëroi 25 persona. Në protestën e mbajtur më 16 shkurt, pas përplasjeve mes qytetarëve dhe policisë, mbetën të lënduar 19 persona, mes tyre protestues, efektive dhe gazetarë.

Në seancën e parë protestuesit e arrestuar  u shfaqën me dy gishta lart dhe kishin hipur mbi karrige teksa thërrisnin “Rama ik”. (lexo këtu)

MASAT E SIGURISË PËR 19 TË ARRESTUARIT

Florenc Hoxha, arrest me burg

Emanuel Nallbani, arrest shtëpie

Naim Haxhiu, arrest shtëpie

Andon Gjini, arrest shtëpie

Resul Daci, arrest burg

Suzana Dimushi, detyrim paraqitje

David Linati, arrest shtëpie

Hasan Jakupi, detyrim paraqitje

Ilir Hamedini, arrest me burg

Festim Taku, arrest shtëpie

Sajmir Rexhepi, arrest me burg

Mitat Fieraku, detyrim paraqitje

Lefter Jakupi, detyrim paraqitje

Pellumb Shelna, detyrim paraqitje

Veljon Dine, arrest shtëpie

Ndue Tuci arrest shtëpie

Shpresa Lini, detyrim paraqitje

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet florenc hoxha gjykata e apelit protesta e opozites 16 shkurt protestuesit ne apel te arrestuarit per protesten florenc hoxha gjykata e apelit protesta e opozites 16 shkurt protestuesit ne apel te arrestuarit per protesten

Sondazh

Poll