Aktualitet

Shembja e banesave/ Pas 3 javësh debat, kryetari i Bashkisë nxjerr projektin…në Facebook (Foto)

12 Mars 2019, 11:29 Nga DOSJA
Shembja e banesave/ Pas 3 javësh debat, kryetari i Bashkisë nxjerr

GJIROKASTËR– Kanë kaluar gati 3 javë nga protesta e banorëve të Këlcyrës të cilëve iu preken banesat e tyre përgjatë sheshit të qytetit, për t’i hapur rrugë projektit të ri. kryetari i Bashkisë, Klement Ndoni ka bërë publik projektin.

Ndoni ka debatuar gjatë me banorët për këtë projekt, i cili kërkohej prej tyre, por nuk jepej nga Ndoni me arsyetimin se nuk kishte një kopje fizike. (Lexo këtu).

Dhe ndoshta, kështu ka ndodhur…

Kryebashkiaku i Këlcyrës e ka publikuar projektin në rrjetet sociale, ku shkruan se projekti për rehabilitimin e këtij sheshi do të kthejë traditën e Këlcyrës në një Pazar të ri, modern dhe që do të shërbejë si hapësirë sociale.

“PAZARI I RI_ TRADITA E KELCYRES ?
Eshte nje hapesire e re, sociale, e paster, e strukturuar qe do ti ofroj dinjitetin qytetareve te Kelcyres te blejne produkte ne nje treg te mirefillte edhe jo nga rruga, pluhuri, pa asnje standart,pa higjene edhe kontroll cilesie. Do jet nje strukture e mbuluar, si nje “çader”, shitesit do kene poste te ndara shitjeje te ndara me profila te çmontueshme çka do te thote qe tregu brenda mund te organizohet ne forma te ndryshme ne baze te nevojave te shitesve..Ju Faleminderit..”-shkruan Ndoni.

Projekti i Klement Ndonit i publikuar në rrjetet sociale

Banorët e Këlcyrës kanë protestuar kundër këtij projekti që sipas tyre shemb banesat e tyre. Banorët nuk pranojnë dëmshpërblimin, pasi sipas tyre është qesharak. Nga projekti për ndërtimin e pazarit të ri në Këlcyrë preken 28 objekte mes tyre, shtëpi dhe dyqane.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e kelcyres klement ndoni shembja e banesave ne kelcyre banoret e kelcyres klement ndoni shembja e banesave ne kelcyre

Sondazh

Poll