Aktualitet

Luftoi për të mbrojtur banesën dhe evitoi dhunën, pezullohet nga detyra policja Blerta Dervishi

12 Mars 2019, 09:59 Nga DOSJA
Luftoi për të mbrojtur banesën dhe evitoi dhunën, pezullohet

TIRANË- Një ditë pasi protestoi për të mbrojtur banesën ku jeton bashkë me fëmijët e saj, efektivja e Policisë, Blerta Dervishi, banuese tek godina që do të prishet tek shkolla “Petro Nini”, sot është përballur me largimin nga detyra.

Blerta Dervishit, i është komunikuar gojarisht urdhri i pezullimit, ndërkohë që burime për Dosja.al sqarojnë se arsyeja ka qenë pengimi i punonjësve të policisë për të kryer detyrën.

Policja e pezulluar, Blerta Dervishi është një nga 14 personat e tjerë në ndërtesën tek “Petro Nini”, ndërkohë që ditën e djeshme ajo nuk pranoi të dilte nga banesa duke u përplasur me policinë dhe përmbarimin. (Lexo ketu). Pamjet e polices që luftoi për të mbrojtur banesën, bënë xhiron e rrjetit.

Ditën e djeshme, 4 familje tek ndërtesa tek Petro Nini, dolën për të mbrojtur banesën e tyre, pasi Përmbarimi shkoi për t’i nxjerrë, pasi toka ku është ndërtuar është tashmë me një pronar të ri. Blerta Dervishi, është filmuar teksa i hiqte njërit nga banorëve sopatën nga dora, por pavarësisht se iu shmang dhunës ajo merr në këmbim largimin nga detyra.

Familjet që banojnë në këtë ndërtesë thonë se vendimi për pronarin Aleksandër Gavoci është i padrejtë dhe se ata e kanë fituar çështjen në shkallën e parë. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj fajësoi Policinë për menaxhimin e situatës, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se shteti është i pafuqishëm përballë vendimit të një gjykate. Po ashtu, përplasja mes banorëve dhe Përmbarimit tek Petro Nini u kthye në sebepin zyrtar të shkarkimit të drejtorit të Policisë Tiranë, Kastriot Skënderaj. (Lexo këtu).

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blerta dervishi shembja e banesave tek petro nini blerta dervishi shembja e banesave tek petro nini

Sondazh

Poll