Aktualitet

Kërcënohet nga telefonuesi live në emision, gazetari Basir Çollaku denoncon në Polici

12 Mars 2019, 11:58 Nga DOSJA
Kërcënohet nga telefonuesi live në emision, gazetari Basir

TIRANË– Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar në Polici për një kanosje që i është bërë nga një telefonues në emisionin e mëngjesit në Report Tv.

Çollaku ka shkuar në Polici për të zbuluar se kush ka qenë telefonuesi anonim që e ka kërcënuar të mos dalë në ekran e të flasë për bandat dhe drogën se “e ka pas veshit”.

Telefonuesi kanosës thoshte në bisedën e tij drejtpërdrejt në emision që gazetari duhet të mbyllë gojën dhe të bëjë kujdes. “Besi, opozita thotë që s’hyjmë në zgjedhje me Ramën. Rama do t’i marrë 61 bashki dhe Meta, me klikën e tij dhe Berishën do venë në burg. I bëj thirrje Basir Collakut ta mbajë gojën, se e ka pas veshit. Të mos dalë më nëpër studio”-tha telefonuesi. Pas kësaj gazetari ka bërë kallëzim në Policinë e Shtetit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet basir collaku kercenohet basir collaku telefonuesi anonim basir collaku kercenohet basir collaku telefonuesi anonim

Sondazh

Poll