Aktualitet

Dhunoi dhe plagosi fëmijët e mitur, arrestohet në gjendje të dehur babai 50-vjeçar në Vlorë

12 Mars 2019, 11:48 Nga DOSJA
Dhunoi dhe plagosi fëmijët e mitur, arrestohet në gjendje të

VLORË- Policia e Vlorës, ka arrestuar sot një 50-vjeçar i cili tentoi të vriste fëmijët e tij. Në një njoftim për mediat uniformat blu bëjnë me dije se 50-vjeçari ishte në gjendje të dehur.  Më tej mësohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij dhe ka plagosur lehtë në dorë me thikë vajzën e mitur.

NJOFTIMI I PLOTË

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një krim në familje. Policia e Vlorës falë ndërhyrjes në kohë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti familjar me pasoja të rënda.

Arrestohet në flagrancë shtetasi P.Sh., 50 vjeç, pasi në banesë, nën e efektin e pijeve alkoolike, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij dhe ka plagosur lehtë në dorë me mjete prerëse (thikë) vajzën e mitur. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale ”Dhuna në familje”.

Krimet në familje janë shumë të shpeshta në Shqipëri, ku viktimat më së shumti kanë qenë gratë dhe fëmijët. Vetëm në muajt e parë të këtij viti disa gra janë vrarë nga burrat e tyre, pas sherreve në familje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet burri i dehur dhunohen femijet e mitur ne vlore krim ne familje ne vlore parandalohet krimi arrestohet burri i dehur dhunohen femijet e mitur ne vlore krim ne familje ne vlore parandalohet krimi

Sondazh

Poll