Aktualitet

Vrasja e Suela Sulës, dënohet me burgim të përjetshëm punëtori i mobilerisë, u porosit nga i shoqi

12 Mars 2019, 12:45 Nga DOSJA
Vrasja e Suela Sulës, dënohet me burgim të përjetshëm

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burgim të përjetshëm, 35-vjeçarin Fatjon Karmeshta, i akuzuar për vrasjen e Suela Sulës, në prill të vitit 2016. Vrasja u bë me urdhër të bashkëshortit të Sulës, Sadetinit i cili që prej qershorit të vitit 2018 vuan dënimin e përjetshëm.

Më 18 prill të vitit 2016, Fatjon Karmeshta, baba i 4 fëmijëve, punëtor në mobileri, mbyti me duar Suela Sulën në tualetin e mobilerisë së çiftit në Bushat të Shkodrës.

Porositja e krimit u zbulua pas një sërë hetimi që u bë nga prokuroria, ku u zbulua edhe një audio-regjistrim nga telefoni i Suelës, ku dëgjoheshin duke folur porositësi i vrasjes dhe autori.

Në bisedë Sula dhe Karmeshtna diskutonin për dyshimet e tij se gruaja e tradhtonte dhe nëse ndaheshin do t’i merte gjysmën e pronës.

35-vjeçari dyshohet se ka qenë edhe arsyeja e konfliktit të fundit mes çiftit, pasi disa ditë para vrasjes, Suela Sula i kërkoi Sadetinit që t’a hiqte nga puna. Ai nuk pranoi dhe më pas ajo u gjet e vdekur në tualetin e mobilerisë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgim i perjetshem fatjon karmeshta sadetin sula vrasja e suela sules burgim i perjetshem fatjon karmeshta sadetin sula vrasja e suela sules

Sondazh

Poll