Aktualitet

Pretenca për Klement Balilin shtyhet për në 26 mars, mungonte i pandehuri dhe avokati

12 Mars 2019, 11:40 Nga DOSJA
Pretenca për Klement Balilin shtyhet për në 26 mars, mungonte i

Tiranë- Ditën e sotme është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Klement Balilit ku pritej të paraqitej  pretenca e Prokurorisë për të. 

Në seancën e sotme, prokurori Ened Nakuci do të shpallte pretencën për Balilin por seanca u shty për në 26 Mars për shkak se mungonte i pandehuri dhe avokati i tij Theodhori Sollaku. Mësohet se seanca e sotme gjyqësore tek Krimet e Rënda është ndjekur edhe nga një përfaqësues i Amabasadës Amerikane.

Më 25 shkurt  Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj Klement Balilin. Trupa gjykuese e cila po shqyrton këtë çështje kryesohet nga Flora Hajredinaj, Liliana Baku dhe Ardit Mustafai.

Balili ishte prej 3 vitesh në arrati ndërkohë që akuzohet për ‘trafik droge’, “grup të strukturuar kriminal”, “mosdeklarim të pasurisë” dhe “pastrim parash”. (lexo këtu)

 J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akuzat për trafik droge balili gjykim të shkurtuar klemend balili pretenca e prokurorisë theodhiri sollaku akuzat për trafik droge balili gjykim të shkurtuar klemend balili pretenca e prokurorisë theodhiri sollaku

Sondazh

Poll