Politike

VIDEO/ Sot seanca në Apelin e GJKKO, Veliaj lë paraburgimin në Durrës, niset drejt kryeqytetit

Në orën 10:00, gjyqtari Engert Pëllumbi do të shqyrtojë ankimin e tij.

11 Mars 2025, 09:13 Nga r.ll
VIDEO/ Sot seanca në Apelin e GJKKO, Veliaj lë paraburgimin në
paraburgimi ne durres

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është larguar nga paraburgimi në Durrës dhe është nisur drejt kryeqytetit. Veliaj do të marrë pjesë në seancën gjyqësore në Apelin e GJKKO ku do të shqyrtohet anikimi i tij për masën e sigurisë "arrest në burg".  Në orën 10:00, gjyqtari Engert Pëllumbi do të shqyrtojë ankimin e tij. Ndërkohë në të njëjtën seancë, do të paraqiten për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

erion veliaj apeli i gjkko

Sondazh

Poll