Politike

Seanca për shqyrtimin e ankimimit, Veliaj mbërrin në Apelin e GJKKO

Në orën 10:00, gjyqtari Engert Pëllumbi do të shqyrtojë ankimin e tij.

11 Mars 2025, 09:31 Nga r.ll
Seanca për shqyrtimin e ankimimit, Veliaj mbërrin në Apelin e

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Veliaj do të marrë pjesë në seancën gjyqësore në Apelin e GJKKO ku do të shqyrtohet anikimi i tij për masën e sigurisë "arrest në burg". 

Në orën 10:00, gjyqtari Engert Pëllumbi do të shqyrtojë ankimin e tij. Ndërkohë në të njëjtën seancë, do të paraqiten për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.

erion veliaj

Sondazh

Poll