Politike

Zgjedhjet në PS-në e Lezhës, Pjerin Ndreu: Sot morën të gjithë faturën, hëngrën çorbën e prishur

12 Janar 2020, 20:12 Nga DOSJA
Zgjedhjet në PS-në e Lezhës, Pjerin Ndreu: Sot morën të

LEZHË- Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas zgjedhjet se Partisë Socialiste në këtë qytet, ku më shumë vota mori Eduard Ndreca. Në një reagim në Facebook, Ndreu shkruan se Lezha nuk kishte dilema me zgjedhjen që bëri dhe konfirmoi Ndrecën.

Më tej në reagim Ndreu u është përgjigjur dhe atyre që e kanë sulmuar gjatë procesit zgjëedhur duke thënë: Sonte morën faturën të gjithë këta që nën hije gatuajnë çorben e prishur me shpresë se do e gëlltise dikush!

REAGIMI I PLOTË

PS Lezhe nuk kishte dilema. Eduard Ndreca u rikonfirmu ne krye te Partise Socialiste me rezultat te thelle. Asambleja socialiste tregoi pjekuri dhe stabilitet larg historive me grindje, sharje dhe destabilizimeve politike qe e kane shoqeru disa vite me radhe…! Nuk kam fjale per Land Malshin. Eshte nje vlere ne PS Lezhe. Por kam dy fjale per ata qe tentuan qe me emrin e tij te mire dhe kontributin e tij te luajne keq…. 1-Ndonje qe nuk kupton se harmonia mes drejtuesve nuk eshte vasalitet. Fundja PS i duhet ekulibri. Eduart Ndreca e siguron kete! 2-Disa bisnesmeneve qe vene baste me mllefe rrugeve duke tunde para socialiateve forcen e financave por qe ne fund moren ate qe merituan…! 3-Te tjere qe e vetequajne veten race superiore dhe nuk ju pelqen nje krahine. Turpshem anatemojne kedo qe ka linde ne nje zone te nderuar te ketij vendi. Sonte e moren faturen…

4-Te tjere qe tjeter thone e tjeter bejne. Qe skane force elektorale, por rrine ne gatishmeri per te perfitu nga ndonje krisje e mundshme. Presin kot…! 5-Ca qe nuk kuptojne se ne parti vihet me dhene pikesepari jo me marre. Ne Partine socialiste nuk vihet me kushte por me kontribute. Nuk kane shprese..! Sonte moren faturen te gjithe keta qe nen hije gatuajne corben e prishur me shprese se do e gelltise dikush ! Sonte PS Lezhe tregoi se eshte solide dhe e qarte larg matrapazeve te llojeve te ndryshem. Dhe keshtu do jete…! Respekt e mirenjohje per cdo socialist qe beri detyren duke marre pjese dhe duke votuar qofte per Eduardin e qofte per Landin!

Partia Socialiste ka zgjedhur kryetarët e rinj të degëve. Sot janë zhvilluar zgjedhjet në Vlorë, Kurbin, Kavajë dhe Lezhë. Fitues kanë dalë Anduel Tahiraj, Tonin Kolici dhe Eduart Ndreca. Votimet janë zhvilluar pa incidente dhe kundërshtarët kanë pranaur rezultatin që i ka nxjerr humbës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike eduart ndreca pjerin ndreu zgjedhjet ne ps eduart ndreca pjerin ndreu zgjedhjet ne ps

Sondazh

Poll