Politike

Merr mandatin e dytë, Anduel Tahiraj rizgjidhet në krye të PS-së në Vlorë, më shumë kishte vota të pavlefshme sesa mori

12 Janar 2020, 13:22 Nga DOSJA
Merr mandatin e dytë, Anduel Tahiraj rizgjidhet në krye të

VLORË– Anduel Tahiraj është rizgjedhur kryetar i degës së PS-së në Vlorë për një mandat të dytë duke ‘mundur’ kështu rivalen e tij Albana Hodajn. 

Tahiraj ka marrë 298 vota, rivalja e tij Albana Hodaj mori vetëm 10 vota ndërsa 15 fletë u shpallën të pavlefshme.

Partia Socialiste është futur në një proces të brendshëm zgjedhor, por në disa qytete ka pasur dhe përplasje brenda strukturave. Ardit Kërtusha që kandidonte për të marrë kryesimin e PS-së në Durrës është tërhequr nga gara dhe ka hedhur akuza kundër Vangjush Dakos.

Sipas tij Dako po ndërhyn në zgjedhje dhe kërkon që në krye të vendoset një marionetë e tij. Ndërkohë zgjedhjet në Peqin janë shoqëruar me një sherr, ku është plagosur dhe kreu i Njësisë Administrative Gjoçaj, Bujar Hasa.

(k.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anduel tahiraj kongresi i ps zgjedhjet ne ps anduel tahiraj kongresi i ps zgjedhjet ne ps

Sondazh

Poll