Politike

“Ekonomia në humnerë”, drejtori i kabinetit të Bashës: Do bëjmë publike platformën tonë, duhet ndryshim politik

12 Janar 2020, 15:57 Nga DOSJA
“Ekonomia në humnerë”, drejtori i kabinetit të

TIRANË– Dorian Teliti, shefi i Kabinetit të Lulzim Bashës dhe një ndër ekspertët e ekonomisë në Partinë Demokratike, është shprehur sot se viti 2020 do thellojë edhe më të krizën ekonomike. Në një intervistë në Fax News, Teliti u shpreh se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ka ulje të ndjeshme të shitjeve, që përkthehet në rënie të konsumit. Kemi parë raste që konsumi ka rënë edhe me 40 %. Kjo vjen për 3 arsye: njerezit janë larguar në emigracion, të ardhurat kanë rënë, fsturat janë rritur, faturst e ujit, të energjisë, të shëndetësisë dhe të arsimit. Kjo është provuar si një qeveri e korruptuar, që pasurohet vete, bashkë me një grusht personash, duke zhvatur qytetarët, duke rritur koston e tyre të jetesës”, tha drejtori i kabinetit të Bashës.

Më tej ai është shprehur se politikat e qeverisë Rama kanë dështuar dhe tregoi disa pika të programit të PD që sipas tij do sjellin çlirimin e ekonomisë. Teliti u shpreh se kreu i opozitës  do ta shpallë së shpejti platformën për rimëkëmbjen e ekonomisë, e cila ka tre shtylla kryesore:  Çlirimin e ekonomisë nga trinomi qeveri-oligarki-krim. Sigurimin e investimeve të huaja, duke thjeshtuar dhe përmirësuar sistemin tatimor. Përmirësimin e klimës së biznesit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorian teliti ekonomia ne vend platforma ekonomike e pd renia ekonomike dorian teliti ekonomia ne vend platforma ekonomike e pd renia ekonomike

Sondazh

Poll