Politike

Zgjedhjet në PS, Eduart Ndreca merr Lezhën, fiton kundër Taulant Malshit

12 Janar 2020, 18:12 Nga DOSJA
Zgjedhjet në PS, Eduart Ndreca merr Lezhën, fiton kundër Taulant

LEZHË- Partia Socialiste e Lezhës ka mbajtur sot zgjedhjet për kryetarin e ri të degës dhe në krye është zgjedhur Eduart Ndreca. Anëtarët e PS kanë votuar dy kandidatët Taulant Malshi dhe Eduart Ndreca, ku fitues ka dalë ky i fundit.

Në këto zgjedhje morën pjesë 254 socialistë të Lezhës, Taulant Malshi mori 65 vota dhe Eduart Ndreca 173 vota, ndërsa 6 vota ishin të pavlefshme.

Eduart Ndreca do të drejtojë PS e Lezhës për 4 vitet e ardhshme. I pranishëm gjatë procesit zgjedhor ishte dhe i deleguari i PS për Qarkun e Lezhës, ministri Sandër Lleshaj, i cili në një deklaratë u shpreh se ky post nuk ofron ndonjë meritë, por një barrë të madhe, pasi stacioni i ri zgjedhur është shumë afër.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike eduart ndreca ps e lezhes zgjedhjet ne ps eduart ndreca ps e lezhes zgjedhjet ne ps

Sondazh

Poll