Politike

U arrestua për abuzime/ Drejtori i IKMT-së me diplomë për dirigjent nga ‘Artet’, si u fundos pas 2 muajsh në de

12 Janar 2020, 12:51 Nga DOSJA
U arrestua për abuzime/ Drejtori i IKMT-së me diplomë për

DURRËS– Një ndër 18 të arrestuarit e së enjtes, me akuzën e ishte Marius Shahini, drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Shijakut. Emri i tij, ra në sy për shkak të së kaluarës si drejtues i degës së Partisë Demokratike të qytetit.

Kalimi i papritur i Shahinit në drejtimin e IMT, në fakt lidhet me miqësinë e ngushtë që ka me Elton Arbanën (siç duket ne foto), kryetarin e Bashkisë. Kështu, drejtuesi lokal i PD-së, pasi Arbana mori detyrën, u emërua drejtor i IMT, pavarësisht se profesioni i tij është dirigjent dhe ka mbaruar Akademinë e Arteve.

Pavarësisht profesionit Marius Shahini në nëntor filloi punë si drejtor dhe për vetëm 2 muaj arriti që me punën e tij të impresiononte aq shumë policinë dhe prokurorinë, sa përfundoi prapa hekurave.

Kjo shpjegon, jo vetëm pse Shahini e la drejtimin e PD-së pa u menduar 2 herë, pro edhe pse është emëruar aty nga Elton Arbana. Kryetari i Bashkisë gjithsesi duket se është i qetë, edhe pas arrestimit të njeriut të tij të besuar.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike abuzuesit elton arbana ikmt shijak marius shahini shçba operacion ne durres abuzuesit elton arbana ikmt shijak marius shahini shçba operacion ne durres

Sondazh

Poll