Politike

Financat dhe Mjedisi përplasen për inceneratorët, Malltezi akuza Ahmetajn: Gënjeve, SPAK ku është?

12 Janar 2020, 13:54 Nga DOSJA
Financat dhe Mjedisi përplasen për inceneratorët, Malltezi akuza

TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar lidhur me ndërtimin e inceneratorëve në Fier, Elbasan dhe Tiranë. Malltezi ka publikuar kundërpërgjigjen që ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj i kishte bërë akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha për ndërtimin e tyre.

Asokohe Ahmetaj shprehej se: Paska zbuluar 400 milionë euro që do u paguakan për ndërtimin e tre inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, duke e mohuar se shteti do të paguante. Ndërkohë kontrata ishte nënshkruar në gusht të 2017 nga Ministria e Mjedisit dhe nga shoqëria “Integrated energji BV SPV”. 

Ndërsa po sot, Monitor.al publikoi një shkrim të debatit mes Ministrisë së Financave e Ekonomisë (MFE) dhe Ministrisë së Mjedisit për mosparashikimin e fondeve në buxhet dhe si u zgjidh problem me firmën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në shkrim thuhet se fillimisht Ministria e Mjedisit pretendoi se investimi do të realizohet nga operatori privat tërësisht me fonde të veta, por buxheti planifikon të paguajë 220 mln euro deri në fund të koncesionit.

Ndërkohë Malltezi duke mbledhur këto fakte ka hedhur akuza kundër Ahmetaj dhe shkruan se ky i fundit ka gënjyer për shifrat e shpenzuara për inceneratorët. 

Postimi i plotë i Malltezit

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ahmetaj jamarbër malltezi ndertimi i iceneratoreve arben ahmetaj jamarbër malltezi ndertimi i iceneratoreve

Sondazh

Poll