Politike

Socialistët nuk tradhtojnë idealin, në Kurbin fiton njeriu i afërt i Artur Bardhit. Kolici: Dhuratë për ditëlindje!

12 Janar 2020, 13:00 Nga DOSJA
Socialistët nuk tradhtojnë idealin, në Kurbin fiton njeriu i

KURBIN- Ndërsa në Peqin zgjedhja e kryetarit të Partisë Socialiste degjeneroi në përleshje të dhunshme dhe në Durrës me denoncime, në Kurbin, kaloi në mënyrë paqësore. Aty u zgjodh Tonin Kolici përballë zyrtares së Bashkisë, Nertila Toma. Në një postim në FB, Kolici zbuloi se kjo ishte një dhuratë për ditëlindjen, që e kishte në të njëjtën ditë.

Nga erdhi kjo dhuratë?

Ish-polici që fitoi ndaj zyrtares së Bashkisë, në fakt e gjen forcën tek ish-kryetari i Bashkisë, Artur Bardhi, tashmë i tërhequr për shkak të ligjit për dekriminalizimin.

Tërheqja e Bardhit mesa duket, ishte vetëm taktike, pasi ai e ka kontrollin e plotë në Kurbin dhe sigurisht në PS lokale. Kolici është i afërm i Bardhit, por edhe një bashkëpunëtor i vjetër i tij.

Madje në profilin e tij në FB, përveç fotove nostalgjike të marshimeve të diktaturës me shallin komunist, gjenden dhjetëra foto me Artur Bardhin që në rini.

Në një foto të hershme bardhezi, ata kanë dalë me një pistoletë që nuk dihet nëse është me leje.

Pastaj shfaqen në çdo aktivitet zyrtar dhe jozyrtar bashkë, për të konfirmuar se Kolici është njeriu më i besuar i Bardhit. Lajmi i keq është që as dekriminalizmi nuk mundi ta largonte Bardhin nga pushteti, lajmi i mirë është që të paktën nuk pati përleshje të dhunshme në degën e PS, Kurbin.

(A.S;E.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artur bardhi dega e ps ne kurbin tonin kolici artur bardhi dega e ps ne kurbin tonin kolici

Sondazh

Poll