Politike

‘Dekriminalizimi’/ Kryedemokrati Basha ‘s’u ndahet’ kryebashkiakëve socialistë: Po hetojmë 15 t

12 Janar 2020, 11:16 Nga DOSJA
‘Dekriminalizimi’/ Kryedemokrati Basha ‘s’u

TIRANË- Janë 15 kryebashkiakë të PS, të cilët po kalojnë në filtrat e Partisë Demokratike. Kështu u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha në një intervistë për gazetarin e Abc News, Juxhin Mustafaraj.

Basha mes të tjerash i bëri thirrje PS, që sipas tij të tërhiqet nga gremina që e ka çuar lidershipi i saj. I pyetur në lidhje me zërat kundër brenda PD, për çështjen e sistemit zgjedhor, Basha tha se opozita është e bashkuar në qendrimet e saj.

Intervista e plotë:

Të gjithë ata njerëz janë përzgjedhur nga Edi Rama dhe është njeriu që sot duhet të flasë, hesht. Edi Rama heshti kur kryebahskiaku i Lushnjes u sulmua me granatë në zyrën e tij, hesht për kryebashkiakun e Mallakastrës, i cili është provuar me rekorde kriminale në shtetin fqinj Greqi. Ndaj sot është dita sot është dita që mikrofonin tuaj t’ja drejtoni njeriut që i emëroi në këto zyra dhe hesht sikur nuk ka ndodhur asgjë, kur në fakt ëhstë një provëmë shumë se me Ramën do kemi kryebashkiakë me rekorde kriminale. Shqiptarët do vazhdojmë të drejtohen nga krimi sa kohë që Rama të jetë kryeministër.

Ne jemi në ndjekje edhe të 15 rasteve të tjera me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë. Duket qartë që procesi i 30 qershorit përvece jo kushtetues është një provë më shumë e depërtimit total të trafikantëvee të drogës, të vajzave dhe pjesëtarëve të krimit në kupolën e Edi Ramës. Është një thirrje për PS për tu tërhequr nga gremina ku e ka çuar lidershipi aktual, duke e kthuyer në partinë më të kriminalizuar të globit. Është interes kombëtar edhe për PD depolitizimi i politikës

Ju keni kërkuar zgjedhje të parakohshme, në fakt janë disa bashki, e Shkodrës nuk ka më kryetar…?

Asnjë bashki nuk ka kryetar, të 61 bashkitë kanë të emëruar nga të cilët duket se me dhjetëra janë me rekorde kriminale..

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, cili do jetë aksioni i PD krahas denoncimit të këtyre kryebashkiakëve?

Ajo që do shpaloset do kemi mundësi ta mbuloni.

Në datë 15 do keni një takim me aletët tuaj për reformën zgjedhore, kur do të jetë gati për t’u publikuar?

Edhe për këtë rast do ju infomojmë.

Një pyetje të fundit në lidhje me çështjen e sistemit zgjedhor. Ka pasur qendrime të ndryshme edhe brenda forcës tuaj politike se duhet të insistohej më fort për çështjen e ndryshimit të sistemit zgjedhor?

Jo. Opozita është e bashkuar dhe e njëtrajtshme në qendrimin se problemi kryesor i vendit është shit-bleraja e votës dhe mos ndëshkimi i krimit elektoral. Një dialog gjithpërfshirës me qytetarët shqiptarë , t’i lëmë shqiptarët të vendosin.

Marrë nga abcnews.al

 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike intervista e bashes lulzim basha pd akuza per kryebashkiaket intervista e bashes lulzim basha pd akuza per kryebashkiaket

Sondazh

Poll