Politike

Zgjedhet brenda PS-së, Vlora, Kurbini dhe Lezha votojnë për kryetarët e rinj. Prapaskenat e garës

12 Janar 2020, 18:26 Nga DOSJA
Zgjedhet brenda PS-së, Vlora, Kurbini dhe Lezha votojnë për

TIRANË- Partia Socialiste është futur prej ditësh në një proces të brendshëm zgjedhor, ku anëtarët e degëve kanë zgjedhur kryetarët e rinj. Sot janë zhvilluar votimet në 3 degë të Partisë Socialiste, në Vlorë, Kurbin dhe në Lezhë.

Vlora i është besuar dhe për katër vitet e ardhshme, Anduel Tahirajt, i cili arriti të fitonte kundër Albana Hodajt. Sipas të dhënave nga PS e Vlorës, Tahiraj ka marrë 298 vota, ndërsa rivalja e tij mori vetëm 10 vota ndërsa 15 fletë u shpallën të pavlefshme.

Po sot janë zhvilluar zgjedhjet dhe në Kurbin, ku fitues ka dalë Tonin Kolici, i cili arriti të fitonte kundër zyrtares së bashkisë, Netila Tomës. Ish-polici që fitoi ndaj zyrtares së Bashkisë, në fakt e gjen forcën tek ish-kryetari i Bashkisë, Artur Bardhi, tashmë i tërhequr për shkak të ligjit për dekriminalizimin. Tërheqja e Bardhit mesa duket, ishte vetëm taktike, pasi ai e ka kontrollin e plotë në Kurbin dhe sigurisht në PS lokale.

Ndërkohë zgjedhjet janë zhvilluar dhe në Lezhë, ku frenat e PS i ka marrë Eduart Ndreca. Në degën e PS në Lezhë morën pjesë 254 anëtari, ku Taulant Malshi mori 65 vota dhe Eduart Ndreca 173 vota, ndërsa 6 vota ishin të pavlefshme. Sot janë zhvilluar zgjedhjet dhe në PS-në e Kavajës, ku fitues ka dalë Elton Elezi.

Partia Socialiste është futur në një proces të brendshëm zgjedhor, por në disa qytete ka pasur dhe përplasje brenda strukturave. Ardit Kërtusha që kandidonte për të marrë kryesimin e PS-së në Durrës është tërhequr nga gara dhe ka hedhur akuza kundër Vangjush Dakos. Sipas tij Dako po ndërhyn në zgjedhje dhe kërkon që në krye të vendoset një marionetë e tij. Ndërkohë zgjedhjet në Peqin janë shoqëruar me një sherr, ku është plagosur dhe kreu i Njësisë Administrative Gjoçaj, Bujar Hasa. Edhe në Pukë kanë dështuar zgjedhjet, pasi një prej kandidatëve është tërhqequr. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anduel tahiraj eduart ndreca tonin kolici zgjedhjet ne ps anduel tahiraj eduart ndreca tonin kolici zgjedhjet ne ps

Sondazh

Poll