Aktualitet

Ambientalisti Lavdosh Feruni thirrje publike Ramës: Blloko ndërtimin tek Petro Nini!

12 Mars 2019, 10:42 Nga DOSJA
Ambientalisti Lavdosh Feruni thirrje publike Ramës: Blloko ndërtimin

TIRANE- Ambientalisti Lavdosh Feruni, i ka bërë thirrje publike Kryeministrit të ndërhyjë në konfliktin mes ndërtuesit dhe banorëve tek shkolla Petro Nini. Pasi e quan të dyshimtë aferën, ai i kërkon Edi Ramës, të mos lejojë një shumëkatëshe të re të ndërtohet në Tiranë, pavarësisht premtimit të pambajtur prej tij dhe Erjon veliajt, për zero ndërtime.

Ja postimi i plotë i Ferrunit:

Z. RAMA sigurisht ju mund të ndërhyni si kryeministër për të lënë të qetë në jetën e tyre të thjeshtë këto 5 familje. Kjo ndërtesë, po bëhet 100 vjecare dhe prej më shumë se 50 vitesh e banuar nga këto familje. Nga Sheshi Ëillson deri tek diga e Liqenit kjo është e vetmja ndërtesë e Para Luftes. Me një kooperim midis banorëve dhe Bashkisë ndërtesës mund t’i bëhet një rikonstruksion dhe do i vlente qytetit, (Për më tepër që është pranë Turbinës).

Do ishte mjaft atraktive të ruhet, si vlerë turistike, edhe shkrimi i vënë nga banorët në fasadë, si shenjë e fitores se demokracisë mbi korrupsionin. Dokumentat thonë se veç lejes (dikush thote faljes) në vitin 1933 shteti i atëhershëm ka vendosur nje sekuestro ne vitin 1939. Sigurisht ju nuk mund të ndërhyni tek gjykatat, edhe pse avokati i shtetit mund të ndërhyjë. Ju do t’i bënit një të mirë të madhe qytetit te ndotur të Tiranës, duke ndaluar ndërtimin e një shumëkatëshi aty, pasi në 2013 dhe në 2015 ju ishit me strategjinë ZERO ndërtime në Tiranë. Ja një rast për një kthesë të madhe dhe ndalimit të barbarisë që po i behet qytetit të Tiranës. Dhe gjoja pronari, apo pronari thjesht të kompesohet. Po z. Rama, ju mund dhe duhet ta beni këtë për të mirën e gjithë qytetarëve të Tiranës, jo vetëm të hallemëdhenjve tek Petro Nini.

Ditën e djeshme, 4 familje tek ndërtesa tek Petro Nini, dolën për të mbrojtur banesën e tyre, pasi Përmbarimi shkoi për t’i nxjerrë, pasi toka ku është ndërtuar është tashmë me një pronar të ri. Familjet që banojnë në këtë ndërtesë thonë se vendimi për pronarin Aleksandër Gavoci është i padrejtë dhe se ata e kanë fituar çështjen në shkallën e parë. 

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama lavdosh feruni shembja e baneses tek petro nini edi rama lavdosh feruni shembja e baneses tek petro nini

Sondazh

Poll