Sport

VIDEO/ Nuk ka fitues! Atalanta ndal Interin, Handanović kthehet në “shenjtor”

11 Janar 2020, 22:20 Nga DOSJA
VIDEO/ Nuk ka fitues! Atalanta ndal Interin, Handanović kthehet në

ITALI– Në javën e 19-të të Serisë A, Inter nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Atalantën. Zikaltërit e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen, vetëm në minutën e 4’ Lautaro Martinez gjeti rrjetën. Megjithatë, me kalimin e minutave, bergamaskët arritën të merrnin veten ndërsa pretenduan edhe për një penallti, edhe pse nuk ishte i këtij mendimi gjyqtari, Roki.

Sakaq, në fraksionin e dytë, skuadra e Gjimshitit u orientua drejt sulmit për të gjetur golin e barazimit, i cili erdhi në minutën e 75 falë Gosens. Mesfushori përfitoi edhe nga një hezitim i mbrojtjes së Interit për të larguar rrezikun.

Ndërkaq, në minutën e 88, Muriel kishte mundësinë më të mirë për t’i dhuruar të tijve tre pikët e plota, por goditja e kolumbianit nga pika e bardhë u ndal nga portieri Handanoviç. Në minutat e mbetura rezultati nuk ndryshoi dhe skuadrat ndanë nga një pikë, teksa Interi merr momentalisht i vetëm  kryesimin me një pikë diferencë nga Juventusi, por këta të fundit me një ndeshje më pak. Ndërsa, Atalanta mbetet në vendin e pestë me 35 pikë.

(E.C;E.K/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport handanovic inter handanovic inter

Sondazh

Poll