Sport

E konsideronin “Kaka i ri”, por Milani ka plane të tjera për Paqueta

11 Janar 2020, 22:12 Nga DOSJA
E konsideronin “Kaka i ri”, por Milani ka plane të tjera

E ardhmja e mesfushorit Lucas Paqueta te Milani nuk është fare e sigurt. Braziliani nuk ka bindur asnjëherë në Milanello.

Sipas mediave italiane, ai mund të largohet nga “Djalli” që këtë merkato janari, sepse për të nuk ka më vend në skuadër. Atë e penalizon edhe sistemi i ri i trajnerit Pioli me 4-4-2, ku përfshihen dy anësorë dhe dy sulmues qendre.

“Gazzetta dello Sport” zbulon se Flamengo është i interesuar për ta huazuar, ndërsa Milani kërkon vetëm ta shesë. Formula e huazimit mund të pranohet vetëm nëse për të nuk shfaq interes asnjë klub tjetër.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport merkato milan paqueta merkato milan paqueta

Sondazh

Poll