Sport

Klopp nuk pyet as për Moun, Liverpool fluturon me Firminon

11 Janar 2020, 19:33 Nga DOSJA
Klopp nuk pyet as për Moun, Liverpool fluturon me Firminon

Liverpool nuk ka rivalë. Skuadra e trajnerit Klopp sot fitoi 0-1 në transfertë kundër Tottenham-it, skuadër e drejtuar nga Mourinho.

Tottenham pati plot raste shënimi, por Liverpool u tregua më cinik dhe pati fatin më të madh gjatë lojës. Golin e fitores për “Të kuqtë” e shënoi Firmino, i cili iu dha tri pikë shumë të rëndësishme shokëve, sepse kjo ishte një sfidë tepër delikate.

Rastin më të mirë për të barazuar e pati Heung-Min Son, por nuk e shfrytëzoi. Koreano-jugori mori një top të mirë nga Lucas Moura, por e çoi topin shumë lart mbi traun e portës. Mourinho nuk iu besonte syve, por ndodhi!

Liverpool fluturon në kreun e tabelës në kuotën e 61 pikëve. E pabesueshme, por ka 16 pikë më shumë se Leicester ndjekës.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport firmino liverpool son firmino liverpool son

Sondazh

Poll