Sport

Klopp i shtang të gjithë, ka një koment për dhomat e zhveshjes së Tottenham-it

11 Janar 2020, 20:38 Nga DOSJA
Klopp i shtang të gjithë, ka një koment për dhomat e

Jurgen Klopp është ndryshe nga të tjerët. Sot Liverpool jo vetëm fitoi 1-0 ndaj Tottenham-it, por edhe vendosi një rekord për numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje (në nisje të kampionatit), 19.

Duket se për gjermanin këto nuk kanë rëndësi si detaje. Ai e ka mendjen tjetërkund. “Kjo është e rëndësishme për tifozët tanë. Rekordi tregon se skuadra ka qenë gati për të luftuar. Mendoj se është kënaqësi kur sheh se ke thyer rekorde, por vetëm kaq ama. Ne jemi të interesuar se çfarë mund të marrim në verë. Kemi plot rrugë”, deklaroi gjermani.

“Nuk jam i interesuar për titullin një herë. Kampionati është i gjatë. Dua të them që dhomat e zhveshjes së këtij stadiumi janë fantastike. Përgëzime për atë që e ka bërë”, shtoi Klopp. Eh, thuaja rivalit tënd Mourinho këtë…

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport klopp liverpool tottenham klopp liverpool tottenham

Sondazh

Poll