Sport

Protesta e tifozëve kuqezi vazhdon, “Curva Sud” hyri me 15 minuta vonesë në San Siro…

Tifozët kuqezi protestojnë kundër pronarëve dhe disa lojtarëve për ecurinë e sezonit

2 Mars 2025, 22:16 Nga DOSJA

Protesta e tifozëve kuqezi vazhdon, “Curva Sud” hyri me 15

ITALI - Pozicion shumë i ashpër i tifozëve të Milanit. Siç ndodhi tashmë me rastin e festimeve të 125-vjetorit të klubit, ‘Curva Sud’ ka vendosur të ngrejë zërin kundër pronarëve dhe disa lojtarëve për mbarëvajtjen e sezonit.

Tifozët e organizuar të kuqezinjve hynë në San Siro me 15 minuta vonesë në ndeshjen kundër Lazios: së pari, të gjithë tifozët pritën momentin e hyrjes duke qëndruar në rampat e stadiumit.

Pas një çerek ore, me hyrjen e tifozëve të ‘Curva Sud’, nisën thirrjet: “Cardinal, duhet të shesësh, ik”, së bashku me “Ky klub nuk na meriton, na ke inatosur”. Pjesa tjetër e stadiumit duartrokiti. Afishohej pankarta: “Vetëm për fanelën”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll