Sport

VIDEO/ Fitore me përmbysje në “Olimpico”, Roma parakalon Milanin në Seria A!

Roma festoi fitoren e katërt radhazi në kampionat, rezultat i njëmbëdhjetë radhazi i dobishëm për djemtë e Ranierit që ngjiten në vendin e tetë…

2 Mars 2025, 21:24 Nga DOSJA

VIDEO/ Fitore me përmbysje në “Olimpico”, Roma parakalon

ITALI - Verdhekuqtë e Romës kanë arritur të marrin një fitore të rëndësishme me përmbysje ndaj Comos me rezultatin 2-1. Një karton i kuq në pjesën e dytë nga skuadra liqenore ndikoi shumë në realizimin e përmbysjes së Romës.

Da Cunha (44’) i dha avantazhin Comos në pjesën e parë, por Saelemaekers (61’) vendosi barazpeshën në “Olimpico”. Ndërsa goli që vulosi këtë sfidë, u realizua nga ukrainasi Dovbyk në minutën e 76-të.

Në minutat e fundit vetëm shtylla ndaloi Vojvodën, me Romën në gjendje të festonte fitoren e katërt radhazi në kampionat, rezultat i njëmbëdhjetë radhazi i dobishëm për djemtë e Ranierit që ngjiten në vendin e tetë në pritje të ndeshjes së shtyrë Milan-Lazio.

Me këtë fitore, Roma ka parakaluar paraprakisht Milanin në renditje, duke u ngjitur në vendin e tetë me 43 pikë, dy më shumë se kuqezinjtë. Ndërsa Como me 28 pikë pozicionohet në vendin e 13-të me gjashtë pikë larg zonës së ftohtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll