Sport

Superiorja/ Kruja i përgjigjet Ujkës, Egnatia ndalet përsëri, barazon 1-1 me Teutën...

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e luajtur në “Arena Egnatia”. Rrogozhinasit luajnë për here të pare me drita në stadiumin e tyre.

2 Mars 2025, 20:33 Nga DOSJA
Superiorja/ Kruja i përgjigjet Ujkës, Egnatia ndalet

RROGOZHINE - Egnatia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”, që për herë të parë në histori e këtij klubi u luajt nën dritat e prozhektorëve.

Ishte një sfidë që u zhbllokua në minutën e 23-të nga Ujka, që mori dhe konfirmimin e VAR pas protestave të durrsakëve për një faull gjatë aksionit. Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe bregdetarët arritën të vendosin barazpeshën me anë të Krujës pikërisht në minutën e 27-të.

Barazimi 1-1, ishte rezultati që mbeti në fuqi deri në sinjalizimin e fundit të gjyqtarit. Egnatia mbetet në vend të parë me 49 pikë, ndërsa Teuta me 28 pikë renditet në vendin e 8-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll