Sport

Lajm bombë nga Italia… Igli Tare, një nga kandidatët për postin e drejtorit te Milani!

Sipas Sky Sport, Igli Tare dhe Fabio Paratici, janë dy kandidat potencialë për postin e drejtorit sportin te “Djajtë”

2 Mars 2025, 20:55 Nga DOSJA
Lajm bombë nga Italia… Igli Tare, një nga kandidatët

ITALI - Milani po zhgënjen në fushën e blertë dhe duket se një nga pikat e dobëta të klubit kuqezi jashtë fushe është ai i drejtorit sportiv. Një hendek të cilin klubi dëshiron ta korrigjojë duke zgjedhur për vitin e ardhshëm një figurë me përvojë.

Sipas Sky Sport, pas refuzimit të Andrea Bertas, tani është një garë dyshe midis Igli Tares, i cili kaloi 14 vjet te Lazio dhe Fabio Paratici, i cili pas Juventusit punoi për dy vjet në Tottenham.

Të dy kandidatët kanë pasur bisedime me presidentin Gerry Cardinale dhe këshilltarin Zlatan Ibrahimovic, teksa pritet që deri më 5 mars të vendoset se kush do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll