Sport

Skënderbeu “kapërcen ylberin” dhe ngatërron fundin, merr 3 pikë të arta në Ballsh!

Korçarët dominojnë sfidën dhe triumfojnë 3-0 në transfertë përballë një rivali direkt, si Bylis

2 Mars 2025, 20:11 Nga DOSJA
Skënderbeu “kapërcen ylberin” dhe ngatërron fundin,

BALLSH - Skënderbeu fiton derbin e mbijetesës përballë Bylisit dhe merr një fitore që rrit shanset për të qëndruar mes më të mirave të Shqipërisë. Korçarët dominojnë sfidën dhe triumfojnë 3-0 në transfertë përballë një rivali direkt.

Egjiptiani Saleh Nasr është protagonisti i takimit në pjesën e parë, duke shënuar dy gola në portën e Bylisit (25’ dhe 35’). Vendasit nuk arrijnë që të reagojnë, madje në pjesën e dytë janë sërish korçarët që shënojnë me Luquinhas (81’), që vulos përfundimisht fatin e kësaj ndeshjeje, që u mbyll me rezultatin 3-0 për korçarët.

Pas fitores përballë Egnatias një javë më parë, Skënderbeu merr një tjetër trepikësh të artë në kampionat dhe tashmë ngjitet në kuotën e 26 pikëve në tabelën e klasifikimit, po aq sad he Tirana. Mbijetesa në Abissnet Superiore nuk është më një utopi dhe tashmë skuadra e Gjokës ka filluar që të besojë te qëndrimi në elitë.

Zhgënjen Bylisi, që nuk arrin që të mposhtë në shtëpi një rival direkt dhe tashmë komplikohet sërish situata në tabelën e klasifikimit. Mallakstriotët mbeten në kuotën e 28 pikëve, vetëm 2 pikë larg vendit të fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll